Mësuesja e martuar i dërgoi foto lakuriq nxënësit 15-vjeçar, imazhet shpërndahen në të gjithë shkollën

Bota

Mësuesja e martuar i dërgoi foto lakuriq nxënësit 15-vjeçar, imazhet shpërndahen në të gjithë shkollën

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 00:38
Kandice Barber

Një ngjarje aspak e këndshme është regjistruar në SHBA, ku fotografi lakuriq të një mësuesje janë shpërndarë në të gjithë shkollën.

Sipas “Daily Mail”, Kandice Barber, 35, kishte kryer marrëdhënie seksuale me nxënësin e saj 15-vjeç, ndërsa i kishte dërguar atij foto të sajat në Snapchat.

Në gjykatë ajo hodhi poshtë akuzat, ndërsa tha se llogaria në Snapchat i ishte hakuar.

Image

Megjithatë, kundër saj dëshmoi drejtoresha e shkollës, ndërsa prokurorët pretendojnë se mësuesja e kishte marrë nxënësin në makinën e saj, e kishte çuar në një zonë të izoluar, ku më pas kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Vetë i mituri ka treguar se gjithçka nisi pasi mësuesja i kishte kërkuar t’i merrte hua telefonin e më pas kishte detajet e saj në llogarinë e tij në Snapchat. Ajo i dërgonte atij mesazhe, ku i kërkonte edhe të dilnin në një takim bashkë.

35-vjeçarja ka mohuar çdo gjë në gjykatë, ku pritet të merret dhe vendimi për të.  

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat