Për herë të parë një anëtar i familjes Kennedy humb zgjedhjet në Massachusetts

Bota

Për herë të parë një anëtar i familjes Kennedy humb zgjedhjet në Massachusetts

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 11:16
Foto Ilustrim

Joe Kennedy III është pjesëtari i parë i familjes Kennedy që humbi zgjedhjet në vendlindje, Massachusetts pasi u mund nga Ed Markey në zgjedhjet paraprake për senator të SHBA-ve.

Që kur John F. Kennedy u zgjodh në Kongres në vitin 1946, çdo brez i ardhshëm i Kennedy-ve ka fituar zgjedhjet në Massachusettse, raporton BBC.

Por 39-vjeçari demokrat pranoi humbjen të martën mbrëma pas numërimit të votave.

Kennedy u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2013 dhe shpresonte të bëhej një nga dy senatorët amerikanë nga Massachusetts. Ai konsiderohet pjesë e krahut progresiv të Partisë Demokratike.

Markey, 74 vjeçar thotë se angazhohet për largimin e Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Markey pritet të fitojë garën e Senatit kundër një kundërshtari republikan.

Ndryshe, ai fitoi rreth 55 përqind të votave në zgjedhjet e së martës gjersa zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 3 nëntor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat