Shefi i OBSH-së: Bota duhet të jetë më e përgatitur për pandeminë tjetër

Bota

Shefi i OBSH-së: Bota duhet të jetë më e përgatitur për pandeminë tjetër

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 17:10
Tedros Adhanom Ghebreyesus

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha të hënën se bota duhet të jetë më mirë e përgatitur për pandeminë e ardhshme, pasi ai u bëri thirrje vendeve të investojnë në shëndetin publik.

Sipas Reuters, më shumë se 27.19 milionë njerëz janë raportuar të infektuar nga koronavirusi i ri.

Gjithashtu, sipas të dhënave të fundit, globalisht 888.326 njerëz kanë vdekur, sipas Reuters, që kur rastet e para u identifikuan në Kinë në dhjetor të vitit 2019.

“Kjo nuk do të jetë pandemia e fundit”, tha Tedros në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

“Historia na mëson se shpërthimet dhe pandemitë janë një fakt i jetës. Por kur të vijë pandemia tjetër, bota duhet të jetë gati – më e gatshme sesa ishte kësaj here”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat