Nga temperaturat e larta deri të reshjet e borës, zonat malore të SHBA-së mbulohen nga bora – temperaturat kanë rënë nga 32 gradë celsius në minus 1

Bota

Nga temperaturat e larta deri të reshjet e borës, zonat malore të SHBA-së mbulohen nga bora – temperaturat kanë rënë nga 32 gradë celsius në minus 1

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 10:40
Foto Ilustrim

Vera është ndërprerë në disa pjesë malore të SHBA-ve, ku temperaturat që kishin arritur në mbi 32 gradë Celsius kanë rënë në minus brenda 24 orëve, e erërat e ftohta nga Kanadaja sollën borë dhe stuhi në disa shtete.

Erërat e forta kanë shkulur me rrënjë pemët, e ortekët e borës që kanë mbuluar dhjetëra rrugë, ka bërë që mijëra banorë dhe kompani të ngujohen dhe të mbesin edhe pa energji elektrike

Por temperaturat e ulëta janë duke ndihmuar në fikjen e zjarreve në Colorado dhe Montana, ku qytetarët janë rrethuar nga vatrat e zjarrit dhe janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.

E temperaturat ekstreme të larta dhe ajri i nxehtë kanë goditur gjatë vikendit Kaliforninë dhe pjesë të Paqësorit në veriperëndim. Në anën tjetër, borë ka rënë në Colorado, Montana dhe Wyoming.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat