Fëmija 19-muajshe nuk barte maskë, anulohet fluturimi për Toronto – policia zbraz fluturaken

Bota

Fëmija 19-muajshe nuk barte maskë, anulohet fluturimi për Toronto – policia zbraz fluturaken

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 14:44
Foto Ilustrim

Një aeroplan i aviokompanisë kanadeze West Jet që planifikonte të nisej nga Kalagri për në Toronto është anuluar, kur policia u telefonua sepse një fëmijë që po udhëtonte nuk mbante maskë mbrojtëse.

Siç raporton BBC të gjithë pasagjerët janë detyruar të zbresin nga aeroplani, pasi ai ishte ndalur nga policia.

Babai i fëmijës Safran Chaudri tha që West Jet ka kërkuar që vajza e tij 19-muajshe të bartë maskë, por foshnja nuk ishte ndalur duke qarë.

Në anën tjetër, nga kjo kompani thonë se problemi nuk është shkaktuar për shkak të foshnjës që është shumë e vogël për të bartur maskë, por për fëmijën tjetër 3-vjeçar të Chaudrit.

Chaudri ka thënë për BBC se ai dhe bashkëshortja e tij kishin bartur maska, ai madje i kishte pyetur stjuardesat nëse bija e tyre e madhe mundet fillimisht ta përfundojë ushqimin që po e hante.

Por ata i kanë thënë se kanë “zero tolerancë”, dhe se nuk do të mbyllin derën e aeroplani nëse ajo nuk bartë maskë. Megjithatë Chaudri ka pranuar se vajza e tij 3-vjeçe në fund e ka vendosur maskën, por më e vogla ka pasur të vjella nga shqetësimet.

Ai këmbëngul se stafi i aviokompanisë kanë qenë agresiv duke ua bërë me dije se nëse bija e tyre nuk e vendosë maskën, do të detyrohen e tërë familja të dalin nga aeroplani.

Më vonë është konstatuar se sipas politikave të trafikut ajror në Kanada, vetëm fëmijët e moshës mbi 2-vjeq detyrohen të bartin maska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat