Vaksina për Covid-19 mund të mos jetë gati për publikun deri në vjeshtën tjetër

Bota

Vaksina për Covid-19 mund të mos jetë gati për publikun deri në vjeshtën tjetër

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Vaksina për Covid-19 mund të mos jetë gati për publikun deri në vjeshtën tjetër

Një këshilltar shkencor i qeverisë britanike ka paralajmëruar se vaksina kundër koronavirusit së paku deri në shtator të vitit të ardhshëm.

Profesori Peter Openshaw nga Kolegji Imperial i Londrës, që shërben si këshilltar në Grupin Këshilldhënës Shkencor për Emergjenca në qeverinë britanike, tha se pret një boshllëk kohor prej 9 muajve mes kohës kur zbulohet vaksina dhe kohës kur ajo të jetë e gatshme për publikun.

Duke paralajmëruar për vonesa të mundshme për ta bërë të qasshme vaksinën, profesori tha të dielën se rritja e shpejtë e kapacitetit të prodhimit të vaksinës do të marrë kohë, shkruan Daily Mail.

“Unë mendoj se ne ndoshta do të kemi rezultate pozitive të së paku një vaksine ose më shumë për Krishtlindje dhe kjo nënkupton që me rritjen e shpejtë të prodhimit, mund të kemi programe vaksinimi që mund të zbatohen në disa pjesë të botës në nëntë muajt e ardhshëm”, tha ai.

Deklarata e tij erdhi në kohën kur Kina po pretendon se ka zbuluar një vaksinë efektive pasi atë vaksinë e morën qindra mijëra punëtorë shtetërorë.

Në anën tjetër, procesi i testimit të vaksinës së Oksfordit rifilloi të shtunën pas një ndërprerjeje të shkurtër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat