Bota regjistroi rekord rastesh me COVID-19

Bota

Bota regjistroi rekord rastesh me COVID-19

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka regjistruar rekord rastesh të reja me koronavirus brenda një dite të vetme.

Sipas të dhënave të OBSH-së, 307.930 raste të reja janë raportuar në 24 orët e fundit. Ngritja më e madhe është shënuar në Indi, Shtetet e Bashkuara dhe Brazil.

Të dhënat e fundit janë rezultat i shifrave të mbledhura nga të gjitha shtetet veç e veç. Ndërkohë autoritetet britanike kanë bërë të ditur se policia ka shqiptuar më shumë se nëntëmbëdhjetë mijë gjoba kundër atyre që nuk kanë respektuar masat e Qeverisë.

Në shtetin ishullor ka nisur të hënën të zbatohet “rregulla e gjashtëshes”, sikurse po i referohen vendimit që ndalon mbledhjen e më shumë se gjashtë personave në një vend. Prej të gjitha gjobave të shqiptuara, rreth nëntë mijë sish janë paguar, njoftojnë autoritetet britanike.

Raste të reja kanë raportuar të hënën edhe Franca e Spanja. Spanja e Italia kanë rihapur shkollat. Qeveritë janë zotuar se personeli dhe nxënësit do t’i respektojnë të gjitha masat kundër përhapjes së koronavirusit. Britania i ka dhënë policisë kompetencë për të shqiptuar gjoba prej 27 marsit, kur nisi zbatimi i vendimeve më të ashpra për të mbrojtur shëndetin publik nga pandemia.

Gjermania ndërkaq ka hedhur poshtë raportimet se mund ta fusë edhe Austrinë në listën e shteteve qytetarët e të cilave duhet të karantinohen nëse udhëtojnë prej tyre

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat