Australia lejon më shumë qytetarë t’i rikthehen gjatë pandemisë

Bota

Australia lejon më shumë qytetarë t’i rikthehen gjatë pandemisë

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 09:43
Foto Ilustrim

Qeveria e Australisë ka thënë se në mes të tetorit do të lejojnë të shkojnë atje 6 mijë qytetarë në javë, 2 mijë më shumë se sa që lejohet tani teksa vala e dytë e rasteve me COVID-19 në Melburn është duke u vënë nën kontroll

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison deklaroi se më shumë se 24,000 australianë kanë qenë të bllokuar jashtë dhe se ishin regjistruar për tu kthyer në vendlindje.

Në korrik, ky shtet kishte ofruar mundësinë e kthimit për shumë persona por që duhej të karantinoheshin në hotele. Kjo ishte konsideruar si gabim duke shtuar rritjen e rasteve në qershor atje në shtetin Victoria.

Qytetarët e atjeshëm ishin ankuar për mënyrën e rikthimit të tyre në shtëpi pasi shumica e kishin të pamundur të gjenin vende të lira në aeroplane pasi lejoheshin vetëm 30 pasagjerë në një udhëtim.

“Me suksesin që kemi pasur si vend muajt e fundit . Ne mund të fillojmë t’i ndihmojmë australianët të kthehen në shtëpi”, deklaroi Morrison.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat