Makineria me madhësi të kutisë së këpucëve, që për 90 minuta jep rezultatin e COVID-19

Bota

Makineria me madhësi të kutisë së këpucëve, që për 90 minuta jep rezultatin e COVID-19

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 15:27
Foto Ilustrim

Një lloj i ri i testit të COVID-19 i cili ofron rezultatin brenda 90 minutave, mund ta transformoj mënyrën e diagnostifikimit të coronavirusit nëpër spitalet e Britanisë së Madhe gjatë këtij dimri, pretendojnë ekspertët e kësaj fushe.

Një studim i realizuar të enjten zbulon se testi COVIDNudge – një makineri me madhësi të kutisë së këpucëve – nuk nxjerr çfarëdo lloj “rezultati të testit të rremë pozitiv”, që do të thotë se të gjithë ata që rezultojnë pozitiv bartin me siguri në trupin e tyre coronavirusin.

Ky test ka besueshmërinë prej 94 përqind – që do të thotë se është shumë më i saktë krahasuar me testin standard të COVID-19, që është vetëm 70 përqind i besueshëm.

Sistemi shëndetësor në Britani të Madhe tashmë ka porositur 5 mijë makineri të tilla dhe 5.8 tamponë të testit, dhe ka një kosto prej 30 funteve për një test të një pacienti.

Kjo makineri mund të përdoret në shkolla, teatro e madje edhe në shtëpi private. Atë e kanë përdorur edhe anëtarët e simfonisë së orkestrës së Londrës gjatë muajit të kaluar.

Makineria është dizajnuar nga kolegji Imperial në Londër në bashkëpunim me kompaninë DnaNudge. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat