Historia prekëse, babai me kancer s’donte të vdiste pa shikuar ndeshjen e parë të djalit

Bota

Historia prekëse, babai me kancer s’donte të vdiste pa shikuar ndeshjen e parë të djalit

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 11:04
Scott dhe Cade Sullivan

Për një baba dhe djalë, përqafimi para ndeshjes së parë të futbollit është një moment i veçantë. Për Scott dhe Cade Sullivan, ishte momenti i jetës.

Scott Sullivan nga Somerset, Kentucky, u diagnostikua me një formë të rrallë të kancerit pasi u shtrua në spital për të bërë analizat në fillim të gushtit. Scott u diagnostikua me karcinomatozë leptomeningeale, një ndërlikim i kancerit në të cilin sëmundja përhapet në membranat që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, edhe me trajtim, mbijetesa është afërsisht dy deri në katër muaj.

Mjekët thanë se 50-vjeçarit i kishin mbetur vetëm disa javë jetë dhe e nxorën nga spitali. Ndërsa ai vazhdoi të luftonte me sëmundjen në shtëpi, gjithçka që donte ishte të jetonte aq gjatë sa të shihte ndeshjen e parë të futbollit të djalit. Kështu që, e pyeti infermieren, Jerree Humphrey nëse kjo ishte e mundur. Ata krijuan miqësi shpejt, të dy kishin fëmijë në të njëjtën moshë, që luanin futboll në shkollat ​​rivale. Por ajo nuk e rekomandon kërkesën që i bëri ai. Ndeshja luhej shumë larg dhe do të duheshin 3-4 orë rrugë me makinë për të shkuar.

Image

Por infermierja gjeti një mënyrë që t’ia plotësojë dëshirën e fundit këtij babai të dëshpëruar. Ajo shkoi në aeroportin aty pranë dhe kërkoi ndihmë. Brenda disa ditësh një dentist lokal ofroi helikopterin e tij personal për të çuar Scott-in që të ndiqte ndeshjen. 50-vjeçari nuk mund t’i fshihte emocionet nga ky lajm i mrekullueshëm.

Më 11 shtator, Humphrey, Brummett, Sullivan dhe e dashura e tij hipën në helikopter dhe shkuan të shohin ndeshjen. Në vend që të uleshin në tribunë, ata qëndruan në një kodër, larg nga të gjithë tifozët si një masë paraprake për shkak të virusit.

Kur Cade Sullivan pa babanë e tij, ai vrapoi përpjetë kodrës dhe e përqafoi me gjithë fuqinë që kishte.

Babai i Cade tha se ky ishte një moment magjik sepse ata krijuan një kujtim që djali i tij do ta mbajë mend gjithmonë, edhe kur ai të ketë ikur.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat