Zelanda e Re heq të gjitha kufizimet e pandemisë në pjesën më të madhe të vendit

Bota

Zelanda e Re heq të gjitha kufizimet e pandemisë në pjesën më të madhe të vendit

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 12:44
Jacinda Ardern

Shumë banorë të Zelandës së Re mund të dalin të hënën në mbrëmje dhe ta shijojnë lirinë nga të gjitha masat kufizuese të pandemisë për herë të dytë gjatë këtij viti pasi kryeministrja Jacinda Ardern i largoi të gjitha kufizimet për pjesën më të madhe të vendit.

Megjithatë, disa masa kufizuese do të vazhdojnë të mbeten në fuqi në qytetin më të madh, Auckland, edhe për dy javë të tjera, ndonëse rregullat do të lehtësohen pasi zyrtarët shëndetësorë thanë se një vatër e përhapjes së virusit duket se nuk ka shkaktuar vatra të reja gjatë javës së kaluar.

“Veprimet tona të përbashkëta kanë mundësuar që ta vendosim virusin nën kontroll. Jemi në një pozicion të fortë që ta bëjmë lëvizjen e radhës”, tha kryeministrja Ardern.

Pasi e dëgjuan lajmin e gëzueshëm, shumë banorë të vendit të largët filluan të festojnë në rrjetet sociale, shkruan The Guardian.

Duke filluar nga mesnata e së hënës, të gjitha masat kufizuese në vend, me përjashtim të qytetit Auckland, do të largohen, përfshirë detyrimin për përdorim të maskave në transport publik dhe aeroplanë si dhe kufizimin e numrit më të madh të personave që mund të mblidhen në një vend, që ishte 100.

Me fjalë të tjera, kthimi në të ashtuquajturën Shkalla 1 nënkupton që banorët e këtij shteti të kenë mundësi që t’i kthehen pothuajse plotësisht jetës normale.

Në Auckland do të lehtësohen disa masa. Për shembull, kufizimi i numrit më të madh të njerëzve në tubime do të rritet nga 10 në 100.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat