Gjibraltari,shteti që nuk ka asnjë vdekje si pasojë e Covid-19

Bota

Gjibraltari,shteti që nuk ka asnjë vdekje si pasojë e Covid-19

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 12:49
Foto Ilustrim

Gjibraltari është prej shteteve të vetme në botë që ka arritur të shpëtojë pa asnjë vdekje si pasojë e Covid-19.

Ky shtet që është fqinjë me Spanjën, që është një prej shteteve më të prekura të pandemisë, ka vetëm 334 të infektuar që nga fillimi i pandemisë dhe asnjë të vdekur.

Gjibraltari ka arritur të kalojë lehtësisht valën e parë të pandemisë edhepse masat që kanë marrë kundër Covid-19 kanë qenë shumë të lehta.

Ajo që duhet përmendur është që ky vend është relativisht i vogël me gjithsej 33000 banorë, mirëpo prap rastet janë të ulëta edhe në krahasohen me numrin e banorëve.

Përdorimi i maskave në këtë vend është i detyrueshëm vetëm për hapësirat e mbyllura, ndërsa personat mbi 70 vjet këshillohen të mos dalin prej shtëpive, duke ju ofruar që shërbimet të ju vijnë në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat