Kompania australiane ofron shtatë orë “fluturim për askund”, biletat shiten për 10 minuta

Bota

Kompania australiane ofron shtatë orë “fluturim për askund”, biletat shiten për 10 minuta

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 15:37
Foto Ilustrim

Para pandemisë së coronavirusit, shumë prej nesh e shihnin fluturimin thjesht si një metodë për të shkuar nga një destinacion në tjetrin sa më shpejt të jetë e mundur.

Por mes kufizimeve globale, udhëtarët kanë ëndërruar jo vetëm për destinacione të largëta, por edhe vetë përvojën e fluturimit – nga emocionet e ngritjes deri te pamjet e pashoqe të Tokës nga dritarja e aeroplanit.

Dhe sipas CNN, këtu hyjnë “fluturimet për askund” – udhëtimet ajrore që zhvillohen thjesht për qëllimin e udhëtimit, jo për destinacionin.

Duke provuar se sa të popullarizuara janë tani, biletat për një “fluturim për askund” të ofruar nga Qantas janë shitur brenda 10 minutash, sipas linjës ajrore, me pasagjerë të etur për të qenë në ajër në kohën kur Australia ka ndaluar pothuajse të gjitha fluturimet ndërkombëtare duke paguar çmime premium.

“Është ndoshta fluturimi me shitjen më të shpejtë në historinë e Qantas”, tha CEO i linjës ajrore, Alan Joyce, në një deklaratë.

“Njerëzve u mungon qartë udhëtimi dhe përvoja e fluturimit. Nëse ka kërkesa edhe më tej, ne patjetër që do të shikojmë të bëjmë më shumë nga këto fluturime ndërsa të gjithë presim të hapen kufijtë”.

Fluturimi prej shtatë orësh do të kryejë një “lak gjigant” duke kaluar përmes Queensland dhe Gold Coast, Uellsin e Ri Jugor dhe vendet e largëta të vendit.

Nga lart, fluturuesit e etur duhet të jenë në gjendje të dallojnë atraksionet e famshme. Avioni do të bëjë një fluturim të ulët mbi monumentet e caktuara, duke përfshirë Uluru dhe Bondi Beach.

Premtohet edhe argëtim special në bord, duke përfshirë një nikoqir të famshëm të befasishëm.

Udhëtimi do të zhvillohet me një avion Qantas Boeing 787 Dreamliner, zakonisht i rezervuar për udhëtime ndërkontinentale.

Dreamliner është i njohur për dritaret e tij të mëdha, duke e bërë atë ideal për pamje edhe nga 10,000 metra.

Fluturimi QF787, që do të niset nga Aeroporti i Sidneit më 10 tetor dhe do të kthehet në metropolin australian shtatë orë më vonë, kishte 134 bileta në shitje – që përfshijnë klasa të ndryshme të udhëtimit, me “bileta” që kushtojnë nga 566 dollarë amerikanë deri në 2,734 dollarë amerikanë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat