Navalny thirrje Putinit: Më jepni rrobat, janë prova të rëndësishme

Bota

Navalny thirrje Putinit: Më jepni rrobat, janë prova të rëndësishme

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 19:02
Alexei Navalny

Kreu i opozitës ruse Alexei Navalny akuzon Moskën për fshehjen e provave të helmimit të ndaj tij, dhe kërkon t’i kthehen rrobat që kishte veshur kur ra në koma muajin e kaluar.

Kritiku i ashpër i Presidentit rus Vladimir Putin, shprehet në një postim në Facebook, se atij iu ndërruan rrobat para se të transferohej nga Siberia në Gjermani për trajtim mjekësor.

“Para se të më jepnin leje për t’u transportuar në Gjermani, ata më hoqën të gjitha rrobat dhe më dërguan lakuriq. Duke qenë se Novichok u gjet në trupin tim dhe ndotja për shkak të kontaktit është mjaft e mundshme, rrobat e mia janë një provë e rëndësishme”, shkruan Navalny.

Navalny shkruan për herë të parë se ata u përpoqën ta vrisnin me një substancë helmuese të përdorur nga ushtria”. Në të njëjtën kohë, ai tërheq vëmendjen për faktin se afati për të kryer një “procedurë para-hetimore” në lidhje me çështjen e tij ka skaduar, pasi tashmë kanë kaluar 30 ditë nga dita kur ai u helmua.

Navalny tregon se dy laboratorë të pavarur në Francë dhe Suedi, si dhe laboratori special i ushtrisë gjermane, kanë konfirmuar ekzistencën e Novichok në trupin e tij.

“Sidoqoftë, në realitetin politik dhe ligjor rus kjo nuk ekziston. Rusia nuk është ndjekur penalisht, por ekziston një procedurë paraprake për pranimin tim në spital. Kam përshtypjen se nuk kam rënë në koma kur isha në aeroplan”, përfundon Navalny.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat