Talibanët nuk dëshirojnë të arrijnë marrëveshje me qeverinë afgane, lufta vazhdon

Bota

Talibanët nuk dëshirojnë të arrijnë marrëveshje me qeverinë afgane, lufta vazhdon

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 20:04
Foto

Qeveria Afgane dhe Talibanët nuk mund të bien dakord mbi çështjet themelore pas një javë negociatash për t’i dhënë fund një lufte të gjatë, në të cilën dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë.

Mosmarrëveshja, jo vetëm për armëpushimin, por edhe për çështje themelore, lë pak shpresë për shërimin e plagëve të një vendi të shkatërruar nga lufta, raporton CNN.

Pavarësisht nga vështirësitë, negociatat e fundit janë rezultat i një marrëveshje Taliban-SHBA të shkurtit që parashikon tërheqjen graduale të forcave të huaja.

Por Talibanët nuk dëshironin të bien dakord për një armëpushim dhe lufta vazhdon. Rreth 40 njerëz u vranë në sulmet e talibanëve javën e kaluar.

Që nga fillimi i bisedimeve të 12 shtatorit në Doha, ku morën pjesë Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo, të dy palët vetëm kanë konfirmuar se kanë pikëpamje diametralisht të kundërta për secilën çështje.

“Ne po flasim me palë të vështira dhe jo fleksibile. Kjo është arsyeja pse nuk ka progres”, tha negociuesi i qeverisë Afgane.

Të dy palët do të duhet të adresojnë një varg çështjesh të ndryshme për të arritur paqen, nga legjitimiteti i qeverisë së Kabulit te të drejtat e grave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat