Zelanda e Re heq masën e distancës sociale, vendi drejt triumfit të plotë kundër coronavirusit

Bota

Zelanda e Re heq masën e distancës sociale, vendi drejt triumfit të plotë kundër coronavirusit

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 22:10
Jacinda Ardern

Zelanda e Re ka hequr kufizimet e distancës sociale shkaku i COVID-19 për të gjitha zonat, përveç qytetit të saj më të populluar, Aucklandit. Kjo vjen pasi vendi nuk raportoi raste të reja.

Kryeministri, Jacinda Ardern njoftoi të hënën se Aucklandi do të qëndron në kufizimet e nivelit 2 deri të paktën më 7 tetor, por që pjesa tjetër e Zelandës së Re ishte e lirë të lëvizte në nivelin 1.

Kufizimet e nivelit 1 tregojnë se virusi është përmbajtur në Zelandën e Re dhe kërkon kufizime vetëm për ata që hyjnë në vend, raporton CNN.

Kufizimet e Nivelit 2 kapin numrin e njerëzve në çdo tubim deri ë 100 ditë gjersa maska është e obligueshme në transportin publik.

Disa raste me COVID-19 në Auckland u shfaqen në muajin gusht, të cilat ishin të parat pas 102 ditëve pa asnjë të infektuar në Zelandën e Re.

Ardern vuri në dukje se nuk kishte pasur raste të lidhura me atë grup për 7 ditë, duke e çuar qeverinë në vendimin e saj për të lehtësuar masat e distancës sociale.

Ajo shtoi se vendi ka një “shans 50-50” për të eleminuar COVID-19 deri në fund të muajit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat