Skandal në azilin e pleqve, punonjësit festojnë ditëlindjen pa maska, doreza dhe as distancë

Bota

Skandal në azilin e pleqve, punonjësit festojnë ditëlindjen pa maska, doreza dhe as distancë

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Në një shtëpi pleqsh në Melbourne të Australisë  punonjësit shëndetësorë kanë vallëzuar me pacientët e moshuar pa maska dhe pa doreza.

Videoja është filmuar të premten në shtëpinë e pleqve në AdventCare në lindje të Melbourne, ku kishin festuar ditëlindjen e një pacienti.

Në pamje shihen  gra të veshura me fustane të gjatë shumëngjyrshe  duke vallëzuar, teksa pacientët i shikojnë.  Ata qëndrojnë afër njëri tjetrit për dore pa maska, doreza dhe mjete tëtjera mbrojtëse kundër koronavirusit.

Kujtojmë që nga 22 janari në shtëpitë e pleqve në Victoria janë shënuar 603 vdekje, e ky shtet në Australi të hënën ka regjistruar vetëm 11 raste të reja me COVID-19 si dhe dy të vdekur, që është numri më i vogël në tre muajt e fundit.

Policia ka njoftuar se menjëherë do të fillojnë hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat