Protesta kundër regjimit, si është situata në Egjipt

Bota

Protesta kundër regjimit, si është situata në Egjipt

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Thirrjet e kontraktorit opozitar egjiptian Mohamed Ali për protesta kundër regjimit nga Spanja, mori përgjigje të pjesshme në ditën e dytë.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale dhe kanalet opozitare të televizionit, në lagje të ndryshme të qytetit Giza në perëndim të kryeqytetit Kajro, në qytetin Faiyum në jug si dhe në veri në Qalyubiyya, shumica e të cilëve përbëhen nga të rinjtë organizuan marshe dhe brohoritën “Shko Sisi, armiku i Allahut Sisi”.

Në lajmet e mediave mbështetëse të regjimit në vend theksohet se është qetë dhe “njerëzit nuk i dëgjojnë thirrjet e Mohamed Aliut”, ndërsa pretendohet se pamjet në rrjetet sociale janë të vjetra.

Në njërën prej pamjeve të incizuar me telefona celulari, dëgjohet se data është “21.09.2020”. Ndërkaq, në disa pamje tjera protestuesit përleshen me policinë, si dhe djegin automjetet e forcave të sigurisë dhe hedhin gurë në drejtim të tyre.

Ndërkohë, Mohamed Ali duke përsëritur thirrjet për protesta popullit egjiptian, kërkoi nga ato vazhdimin e protestave kundër Sisi-t.

Në Egjipt përveç problemeve ekonomike, në kohët e fundit prishja e vendbanimeve për të cilat theksohet se janë të paligjshme, ishin ndër faktorët që rritën zemërimin e njerëzve./AA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat