Fondacioni Gates: Varfëria dhe vaksinimi, këto javë me pandeminë shkatërruan punën e 25 viteve

Bota

Fondacioni Gates: Varfëria dhe vaksinimi, këto javë me pandeminë shkatërruan punën e 25 viteve

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 16:28
Foto Ilustrim

Në një raport analitik, fondacioni Bill dhe Melinda Gates analizoi dëmet e shkaktuara në vendet në nevojë nga pandemia, që vazhdon të shkaktojë pasoja në shëndetin dhe ekonomitë e tyre.

“Në mbarë botën është bërë progres në luftën kundër varfërisë dhe sëmundjeve, por vitin e fundit u goditëm nga Covid-19. Kjo do të thotë se do të duhet të ribëjmë shumë gjëra nga e para, shumë.”

Sipas fondacionit, bota duhet të bashkëpunojë për të fituar këtë betejë.

“Ne duhet të mendojmë në mënyrë kreative dhe inovative për çdo kategori të sëmundjeve siç po mendojmë të bëjmë investimet e duhura për shëndetin e njerëzve”, tha Melinda Gates.

Sipas raportit të katërt për këtë vit, varfëria ekstreme është rritur me 7% në pak muaj për shkak të Covid-19.

“Pas 20 vitesh përpjekje dhe rezultatesh pozitive në luftën kundër varfërisë ekstreme, kemi sot 35 milionë njerëz të tjerë që jetojnë në limitet e varfërisë, që nënkupton me vetëm 1,9 dollarë në ditë. Kjo është e pabesueshme”.  

Sipas raportit, një nga pyetjet më të rëndësishme me të cilat bota po përballet tani është se kur vendet në nevojë mund të shënojnë sado pak progres, së paku të kthehen atje ku ishin në nisje të pandemisë.

Përpara Covid-19, niveli i vaksinimit arriti në 80% te fëmijët në mbarë botën, duke parandaluar për 2019-n vdekjen e më shumë se 2 mijë foshnjave dhe të miturve. Tani, për shkak të pandemisë, mbulimi me vaksina është kthyer në nivelin e viteve ’90.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat