Shteti me mbi 1 mijë viktima të koronavirusit për 24 orë

Bota

Shteti me mbi 1 mijë viktima të koronavirusit për 24 orë

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 09:46
Foto Ilustrim

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Indi janë regjistruar 1,085 viktima të reja të koronavirusit.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe mbi 83,000 raste të reja të personave të infektuar dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në mbi 5.6 milionë persona, shkruan Reuters.

India ka shënuar shifra të larta të infektimeve çdo ditë gjatë pesë javëve të fundit dhe pritet që së shpejti të bëhet vendi i parë në botë në këtë aspekt, duke ia zënë vendin e parë pas disa muajve Shteteve të Bashkuara.

Pavarësisht numrit të lartë të personave të infektuar, shkalla e vdekshmërisë në këtë shtet mbetet e ulët në krahasim me disa vende tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat