Dy persona humbën jetën dhe 204 të tjerë u infektuan me COVID-19 brenda 24 orëve në Kroaci

Bota

Dy persona humbën jetën dhe 204 të tjerë u infektuan me COVID-19 brenda 24 orëve në Kroaci

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Dy persona kanë humbur jetën kurse 204 të tjerë u infektuan me koronavirus brenda 24 orëve në Kroaci.

Sipas shtabit për mbrojte civile numri i rasteve aktive në Kroaci është 1,268.

Kroacia deri më tani ka regjistruar 15,340 persona të prekur me koronavirus, prej të cilëve 257 kanë vdekur, ndërsa 13,815 janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë në këtë shtet janë testuar gjithsej 273,684 persona, prej tyre 6,387 vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat