Tragjedi në det, 380 balena të ngordhura në brigjet e Australisë

Bota

Tragjedi në det, 380 balena të ngordhura në brigjet e Australisë

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 16:13
Balena të ngordhura në brigjet e Australisë

Me gjithë sforcon e madhe për t’i shpëtuar, 380 balena kanë ngordhur gjatë orëve të fundit në Tasmani, në ishullin jugor të Australisë. Këto balena kishin ditë që kishin ngecur në brigjet e ishullit.

Ambientalistë, njerëz të ndryshëm dhe vullnetarë të shumtë që shkuan për t’i ndihmuar balenat arritën të nxjerrin në det rreth 50 prej tyre, duke i shpëtuar. Ndërkohë që, ende rreth 30 balena janë në gjendje të rëndë, të ngecura në brigjet e ishullit.

Autoritetet mjedisore dhe ambientalistë prej ditësh po punojnë për të shpëtuar sa më shumë balena, teksa rreth 470 kanë ngecur në brigjet e ishullit Tasmania. Kjo është hera e parë që kaq shumë balena, të shtyra nga rryma, dalin në breg.

Për fat të keq, shumica prej tyre kanë ngordhur, por puna për të shpëtuar sa më shumë të jetë e mundur vijon ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat