Ushtarët e Koresë së Veriut kanë vrarë dhe djegur trupin e zyrtarit të zhdukur nga Korea e Jugut

Bota

Ushtarët e Koresë së Veriut kanë vrarë dhe djegur trupin e zyrtarit të zhdukur nga Korea e Jugut

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 15:35
Ushtarët e Koresë së Veriut kanë vrarë dhe djegur trupin e zyrtarit të zhdukur nga Korea e Jugut

Trupat e Koresë së Veriut kanë shtënë me armë zjarri dhe e kanë vrarë zyrtarin e peshkatarisë nga Koreja e Jugut e më pas kanë djegur trupin e viktimës që ishte lajmëruar si i zhdukur javën e kaluar. Mendohet se kjo ishte si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit ka njoftuar ushtria e Koresë së Jugut.

Sipas njoftimeve të ushtrisë së Koresë së Jugut dëshmitë sugjerojnë se personi po provonte të arratisej drejt Veriut kur ai ishte raportuar se ishte zhdukur nga anija e peshkimit të hënën rreth 10 kilometra në të linjës kufizuese, që shërben si de facto kufi ujor mes dy Koreve.

Arsyeja se përse ishte vrarë zyrtari nga trupat koreane të veriut nuk dihet, por si duket kjo kanë vepruar sipas urdhrave anti-koronavirus, sipas ushtrisë së Koresë së Jugut.

Sipas burimeve të inteligjencës, personi si duket është marrë në pyetje në det, para se të ekzekutohej me urdhër të një ‘autoriteti më superior’. Ushtarë të pajisur me gaz maska pastaj kishin spërkatur trupin me vaj dhe i kishin vënë zjarrin. Kjo nga autoritetit e Koresë së Veriut u cilësua si ‘krim kundër njerëzimit’ dhe kanë kërkuar që autoritetet komuniste të Koresë së Veriut të shpjegohen dhe të dënojnë përgjegjësit.

Komandanti i Forcave të Armatosura Amerikane në Korenë e Jugut kishte njoftuar se trupave të Koresë së Veriut ju është dërguar urdhri ‘për të shtënë për të vrarë’ si masë parandaluese e përhapjes së Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat