Australia i jep fund misterit të vrasjeve

Bota

Australia i jep fund misterit të vrasjeve

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 00:20
Edwards, është shpallur fajtor për vrasjen e 24-vjeçares Jane Rimmer dhe avokates 27-vjeçare, Siara Glennon,

Një australian është shpallur fajtor për vrasjen e dy grave në Perth gjatë viteve nëntëdhjetë, duke u dhënë fund rasteve më të gjatë të vrasjes në Australi.

Ish-punëtori i telekomunikacionit, Bradkley Edwards, është shpallur fajtor për vrasjen e 24-vjeçares Jane Rimmer dhe avokates 27-vjeçare, Siara Glennon, në atë që njihen si vrasjet Claremont.

Të dyja gratë u gjetën nëpër shkurre me fyte të prera. Ndërkaq, vrasësi Edwards është liruar nga akuza për vrasjen e Sara Spiers, trupi i së cilës kurrë nuk është gjetur.

Ani pse ka shumë gjasa që Edwards të jetë vrasësi, Gjykata e liroi për mungesë provash. Vrasësi i dy grave u zbulua pasi u ekzaminua ADN-ja e gjetur në thonjtë e njërës prej viktimave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat