Paralajmërimi i OBSH: Vdekjet do të shkojnë në 2 milionë deri sa të përdoret vaksina

Bota

Paralajmërimi i OBSH: Vdekjet do të shkojnë në 2 milionë deri sa të përdoret vaksina

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 07:09
Ilustrim

Bilanci global i vdekjeve nga Covid-19 mund të dyfishohet duke mbërritur në 2 milionë përpara se të vihet në përdorim një vaksine efikase kundër sëmundjes.

Pa veprime të forta për frenimin e pandemisë, ky bilanc mund të jetë edhe më i lartë, paralajmëroi një zyrtar i organizatës Botërore të Shëndetësisë. “Nëse nuk veprojmë të gjithë, dy milionë vdekje është jo vetëm e imagjinueshme, por fatkeqësisht edhe e mundshme”, tha Mike Ryan, kreu i programit të emergjencave të OKB-së.

Numri i jetëve të humbura prej koronavirusit të ri nëpër botë që nga momenti kur ai u zbulua për herë të parë në Kinë, po i afrohet një milionëshit. Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike e OBSH-së për Covid-19 shtroi shqetësimin se “jemi në fund të shtatorit dhe nuk kemi filluar akoma sezonin e gripit. Ajo për të cilën shqetësohemi është mundësia që këto prirje të shkojnë në drejtimin e gabuar”, u shpreh ajo.

Shumë mjekë dhe ekspertë po i paralajmërojnë njerëzit të të përgatiten për më të keqen në muajt e ardhshëm, kur koronavirusi dhe virusi i gripit do të qarkullojnë në të njëjtën kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat