Mbi 33 milionë persona të prekur nga COVID-19 në botë

Bota

Mbi 33 milionë persona të prekur nga COVID-19 në botë

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

Koronavirusi po vazhdon të prek shumë persona anë e mbanë botës.

Sipas World Meters numri i persona të infektuar ka arritur në 33,009,569, viktima 997,381 dhe 24,342,522 të shëruar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës zën vendin e parë me 7,280,860 të infektuar, 209,090  të vdekur dhe 4,511,736 pacientë të shëruar.

India zë vendin e dytë me 5,990,513 persona të infektuar, 94,533 viktima dhe 4,938,641 të shëruar.

Ndërsa në vendin e tretë rradhitet Brazil me 4,717,991 të prekur, viktima janë 141,406 dhe 4,040,949 pacientë të shëruar.

Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Evropa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat