23 persona kanë vdekur nga luftimet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit që janë duke u zhvilluar sot në Nagorni-Karabak..
Po ashtu thuhet se gjatë këtyre luftimeve janë rrëzuar helikopterë dhe tanke në ndryshme.
Luftime të ashpra shpërthyen në mëngjes në rajonin që ndodhet brenda Azerbajxhanit por ka qenë nën kontrollin e forcave etnike armene të mbështetura nga Armenia që nga viti 1994 në fund të një lufte separatiste, shkruan BBC
Presidenti i Azerbajxhanit. Ilham Aliyev tha se kishte të vdekur dhe të plagosur në mesin e popullatës civile dhe ushtarëve, pasi forcat armene hapën zjarr përgjatë vijës së ndarjes.
Udhëheqësi i Nagorni-Karabakut, Araik Artyunyan, tha se mobilizimi i të gjithë qytetarëve mbi moshën 18-vjeçare kishte filluar dhe se një gjendje lufte ishte shpallur në vend.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nën cilësinë e kryetarit të OSBE-së, ka reaguar, pas luftimeve, të rinisura mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të OSBE-së, Rama shkruan se të dyja palët e përfshira në konflikt duhet të kthehen në normalitet, ndërsa shton se askush nuk do viktima.
Bashkimi Evropian kërkon nga Armenia dhe Azerbajxhani të ndërpresin luftimet që kanë shpërthyer për Nagorni-Karabakun.
Josep Borrell, Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, me anë të një postimi në Twitter ka thënë se ka biseduar gjatë ditës së stome me ministrat e dy shteteve ku edhe u ka thënë se duhen të kenë një armëpushim të menjëhershëm.