Vazhdon të rritet bilanci i viktimave nga COVID-19 në edhe në Brazil

Bota

Vazhdon të rritet bilanci i viktimave nga COVID-19 në edhe në Brazil

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.039 vdekje, ndërsa në Brazil 335.

Ministria e Shëndetësisë së Indisë njoftoi se me 1.039 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 95.542.

Në Indi, në 24 orët e fundit janë shënuar 82.767 raste të reja. Në vendin ku prej fillimit të shtatorit janë shënuar raste rekorde ditore njëra pas tjetrës, numri i rasteve ka arritur në 6.073.348.

Në Indinë, popullsia e së cilës tejkalon 1.3 miliardë banorë, numri i të shëruarve ka arritur në 5.016.520.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe në vendin e tretë sa i përket numrit të viktimave.

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 14.318 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 4.732.309 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 141.776 me 335 vdekje të reja.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 4.060.088.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat