Gëzimi i ushtarit azerbajxhanas, kur vranë 15 ushtarë armenë

Bota

Gëzimi i ushtarit azerbajxhanas, kur vranë 15 ushtarë armenë

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 23:00
Gëzimi i ushtarit azerbajxhanas

Forcat armene dhe azerbajxhanase kanë hapur zjarr kundrejt njëra tjetrës në territorin e Nago-Karabakut.

Në rrjet janë duke qarkulluar disa  foto teksa shihen një ushtar i Azerbajxhanit i lumtur pasi kishin vrarë ushtarët armenë.

Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për përdorimin e artilerisë së rëndë.

Presidenti i Azerbajxhanit deklaroi një mobilizim të pjesshëm ushtarak. Një përfaqësues i ministrisë armene të mbrojtjes u shpreh se 200 armenë janë plagosur.

Nagar-Karabah tha se 15 ushtarë të tjerë të tij ishin vrarë , gjithashtu tha se kishin rimarrë disa territore mbi të cilat kishin humbur kontrollin.

 Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se forcat armene po bombardonin qytetin e Terter.

Nagar-Karabak kishte thënë ditën e diel se 16 ushtarë të tij ishin vrarë dhe më shumë se 100 të plagosur pasi Azerbajxhani filloi një sulm ajror dhe artilerie.

Përplasjet kanë nxitur një turmë diplomacie për të ulur tensionet në një konflikt i cili ka kohë që ka filluar  midis Armenisë së krishterë  me  Azerbajxhanin mysliman.

Rusia bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe një fuqi tjetër rajonale, Turqia, tha se do të mbështeste Azerbajxhanin, aleatin e saj tradicional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat