Të shtëna armësh dhe pengmarrje në Oregon – raportohet për viktima

Bota

Të shtëna armësh dhe pengmarrje në Oregon – raportohet për viktima

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 11:38
foto nga vendi ngjarjes

Disa persona kanë humbur jetën gjatë të shtënave që ka ndodhur në një krizë të pengmarrjes në qytetin Salem të Oregonit, kanë bërë ditur zyrtarë nga zyra e sherifit të këtij qyteti.

Ata gjithashtu kanë theksuar se një mashkull kishte mbajtur peng disa persona, derisa të njëjtën kohë zhvilloheshin negociata me grupin e negociatorëve që mundoheshin të dyshuarin ta bindin që t’i lë të lirë.

“Derisa incidenti po ndodhte, janë dëgjuar disa të shtëna”, kanë njoftuar nga zyra e sherifit ku theksuan se nga të shtënat janë vrarë disa persona, përfshirë edhe rrëmbyesin.

Në anën tjetër asnjë nga policët nuk është lënduar, derisa është bërë e ditur se “nuk ka arsye të besohet të ekziston rreziku permanent për banorët”.

Megjithatë në kumtesë policia nuk ka dhënë informacione se sa persona janë vrarë apo kush i ka vrarë. Gjithçka çfarë kanë treguar nga zyra e sherifit, është se në vendin e ngjarjes janë duke u zhvilluar hetimet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat