Policia arreston 500 protestues gjatë fundjavës në Bjellorusi

Bota

Policia arreston 500 protestues gjatë fundjavës në Bjellorusi

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 12:56
Policia arreston 500 protestues gjatë fundjavës në Bjellorusi

Policia në Bjellorusi arrestoi 500 protestues gjatë fundjavës, ndërsa vazhdojnë protestat kundër Presidentit Aleksandër Lukashenko.

Zoti Lukashenko, i cili është në pushtet prej 26 vjetësh, shpalli fitoren e tij të gjashtë në zgjedhjet e 9 gushtit. Por shumë zëra në vend e shohin procesin si të manipuluar. Ai pretendon se ka fituar me 80 për qind të votave.

Ministri i Punëve të Brendshme në Bjellorusi njoftoi se 150 persona ishin arrestuar të shtunën ndërsa 350 tjerë gjatë protestës të së dielës në 22 qytete të ndryshme, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press.

Rreth 100 mijë protestues ndodheshin rrugëve të kryeqytetit, Minks.

Një organizatë për të drejtat e njeriut thotë se masat kundër protestës së fundjavës nuk ishin të dhunshme krahasuar me demonstratat e kaluara, gjatë të cilave policia përdori gaz lotsjellës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat