Putin dhe Macron bëjnë thirrje për armëpushim në Nagorno Karabak

Bota

Putin dhe Macron bëjnë thirrje për armëpushim në Nagorno Karabak

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Putin, Macron bëjnë thirrje për armëpushim në Nagorno Karabak

Kremlini tha të enjten se dy presidentët diskutuan përmes telefonit përpjekjet diplomatike për të shtensionuar situatën.

“Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron u bëjnë thirrje palëve luftuese që të zbatojnë një armëpushim të menjëhershëm dhe të plotë, të ulin tensionet dhe të tregojnë përmbajtje maksimale”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Luftimet në Nagorno Karabak – më të rëndat në vitet e fundit – kanë nisur fundjavën e kaluar.

Më shumë se 100 njerëz janë raportuar të vrarë.

Zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, Nagorno Karabaku qeveriset nga armenët etnikë.

Dy republikat sovjetike kanë zhvilluar një luftë për territorin më 1988-1994, e cila ka lënë rreth 30,000 njerëz të vrarë.

Është e paqartë se çfarë i ka shkaktuar luftimet e fundit.

Forcat e Azerbajxhanit dhe ato armene u zotuan se do t’i vazhdojnë luftimet, duke rritur shqetësimet për një luftë në shkallë të plotë. /REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat