Debati presidencial: Përplasjet Trump – Biden mund të sjellin ndryshimin e rregullave

Bota

Debati presidencial: Përplasjet Trump – Biden mund të sjellin ndryshimin e rregullave

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 09:55
Trump-Biden

Tensioni në debatin e parë presidencial në SHBA mes Donald Trump dhe Joe Biden kanë detyruar një komision të mbikëqyrjes të konsiderojë ndryshimin e rregullave.

Komisioni që mbikëqyr debatet presidenciale të SHBA thotë se do të ndryshojë formatin për të siguruar që dy takimet e mbetura midis Donald Trump dhe Joe Biden të jenë më të rregullta, raporton Bbc.

Një masë e re mund të jetë ndalja e mikrofonave nëse kandidatët përpiqen të ndërpresin njëri-tjetrin, raportojnë mediat amerikane.

Njoftimi pason debatin e së martës që zbriti në grindje dhe fyerje.

Ekipi i Presidentit Trump tashmë ka kritikuar planet e komisionit.

Toni dhe taktikat e debatit të parë presidencial u kritikuan në të gjithë SHBA dhe në të gjithë botën.

Pasojat, megjithatë, janë dominuar nga komentet që Trump bëri për një grup të ekstremit të djathtë të quajtur Djemtë Krenarë.

Të mërkurën ai u përpoq të sqaronte komentet e tij por kritikët e tij pohojnë se ai ka refuzuar të dënojë supremacistët e bardhë.

CBS News, duke cituar një burim të informuar, tha se komisioni do të kalojë 48 orët e ardhshme duke hartuar udhëzime dhe rregulla të reja për debatin e dytë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat