Të shtëna në Milwaukee, raportohet për shtatë të plagosur

Bota

Të shtëna në Milwaukee, raportohet për shtatë të plagosur

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 11:16
foto nga vendi ngjarjes

Shtatë vetë u qëlluan me armë në një shtëpi funerale në Milwaukee të mërkurën, thanë zyrtarët e policisë.

“Rreth orës 12:45 të mëngjesit, policia e Milwaukee u thirr për të shtëna në bllokun 4200 të West Fond Du Lac Ave”, tha shefi i Departamentit të Policisë së Milwaukee, Michael Brunson në një konferencë shtypi.

“Pas mbërritjes, oficerët dhe personeli gjetën shtatë të plagosurit nga të shtënat në atë vend”.

Ata, meshkuj dhe femra janë midis moshës 24 dhe 48 vjeç, sipas Brunson.

“Të plagosurit u transportuan në një spital lokal ku ata po trajtohen për lëndimet e tyre”, shtoi ai. “Tani për tani, të gjithë ata janë në gjendje të qëndrueshme”.

Policia tha se ata janë ende duke hetuar incidentin dhe duke kërkuar një të dyshuar të panjohur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat