“Nuk do të kthehet normaliteti në pranverë edhe po të zbulohet vaksina”

Bota

“Nuk do të kthehet normaliteti në pranverë edhe po të zbulohet vaksina”

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Edhe një vaksinë efektive për koronavirus nuk do të kthejë jetën në normalitet në pranverë, ka paralajmëruar një grup shkencëtarësh.

Vaksina shpesh është parë si një gjë e shenjtë që do t’i jepte fund pandemisë.

Por një raport, nga studiuesit e Royal Society, tha se ne duhet të bëhemi “realistë” rreth asaj se çka vaksina mund të bëjë dhe kur.

Ata thanë se kufizimet mund të kenë nevojë të “relaksohen gradualisht” pasi mund të duhet deri në një vit për të vënë në përdorim vaksinën.

Më shumë se 200 vaksina për t’u mbrojtur nga virusi janë duke u zhvilluar nga shkencëtarët në të gjithë botën në një proces që po zhvillohet me shpejtësi të paparë, shkruan BBC.

“Vaksina ofron një shpresë të madhe për t’i dhënë fund pandemisë, por ne e dimë që historia e zhvillimit të vaksinës është e mbushur me shumë dështime”, tha Dr Fiona Culley, nga Instituti Kombëtar i Zemrës dhe Mushkërive në Imperial College London.

Ekziston një optimizëm, përfshirë këshilltarët shkencorë të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, që disa njerëz mund të marrin vaksinën këtë vit dhe vaksinimi masiv mund të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm.

Sidoqoftë, raporti i Social Royalty paralajmëron se do të jetë një proces i gjatë.

“Edhe kur vaksina do të jetë në dispozicion nuk do të thotë që brenda një muaji të gjithë do të vaksinohen, ne po flasim për gjashtë muaj, nëntë muaj … një vit”, tha Prof Nilay Shah, kreu i inxhinierisë kimike në Imperial College London.

“S’ka mundësi që jeta të kthehet në normalitet papritmas në mars”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat