Azerbajxhani publikon pamjet e shkatërrimit të mjetit ushtarak të armenëve

Bota

Azerbajxhani publikon pamjet e shkatërrimit të mjetit ushtarak të armenëve

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 17:12
Foto

Ministria e Punëve të Brendshme e Azerbajxhanit ka publikuar në kanalin e tyre në Youtube pamjet e shkatërrimit të konvojit ushtarak të armenëve, gjatë një operacioni ushtarak të zhvilluar në Nagorno-Karabak. Pamjet janë publikuar të mërkurën.

Bakuja dhe Jerveani akuzojnë njëra-tjetrën për konfliktin e armatosur që po zhvillohet në Nagorno-Karabak, zonë kjo në të cilën kanalizohen tubacionet botërore të naftës dhe gazit.

Krerët armenas e kanë shfaqur gjendje lufte dhe po vazhdon mobilizimi, derisa në Azerbajxhan është vënë ora policore dhe pjesërisht ka filluar mobilizimi.

Në anën tjetër bashkësia ndërkombëtare u ka bërë thirrje të dyja palëve të përmbahen ushtarakisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat