Udhëheqësi i Karabhakut: Po përgatitemi për luftime afatgjate

Bota

Udhëheqësi i Karabhakut: Po përgatitemi për luftime afatgjate

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 19:40
Karabhaku

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe kryeministri i Francës Emmanuel Macron kanë bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm midis forcave etnike armene në Nagorno-Karabak dhe Azerbajxhani, pasi numri zyrtar i të vdekurve kaloi 100 dhe të dy palët thanë se do të vazhdonin luftimet.

“Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron u bënë thirrje palëve ndërluftuese të ndalojnë zjarrin plotësisht dhe sa më shpejt të jetë e mundur, të de-përshkallëzojnë tensionet dhe të tregojnë përmbajtje maksimale”, tha Kremlin në një deklaratë sot.

“Në një bisedë telefonike që erdhi me iniciativë të Macron, të dy udhëheqësit diskutuan “parametrat konkretë të bashkëpunimit të mëtejshëm, së pari dhe më kryesorja brenda kornizës së Grupit të Minsk të OSBE”, tha Kremlini në një deklaratë.

Por këto thirrje nuk kanë dhënë asnjë ndikim në dy vendet luftuese, shkruan Aljazeera.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev premtoi se ushtria e tij do të vazhdojë luftimet derisa trupat armene të tërhiqen plotësisht nga Karabaku.

Nëse “qeveria armene përmbush kërkesën, luftimet dhe gjakderdhjet do të marrin fund dhe paqja do të vendoset në rajon”, tha ai ndërsa vizitoi ushtarët e plagosur të mërkurën.

Nga ana tjetër, kryeministri armen Nikoll Pashinyan tha se nuk ishte “shumë e përshtatshme” të flitej për negociata “në një kohë të armiqësive intensive”.

Në kryeqytetin armen Jerevan, dhjetëra burra u mblodhën përpara një zyre rekrutimi për t’u bashkuar me luftën.

Udhëheqësi i Karabakut, Arayik Harutyunyan tha të mërkurën: “Ne duhet të përgatitemi për një luftë afatgjatë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat