SHBA ndërmjetëson negociatat Liban-Izrael për kufirin detar

Bota

SHBA ndërmjetëson negociatat Liban-Izrael për kufirin detar

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 22:32
Negociatat do të fokusohen kryesisht në përcaktimin e kufirit detar

Libani dhe Izraeli vazhdojnë të jenë në luftë, megjithatë dy vendet kanë arritur të caktojnë një datë për të zhvilluar diskutime rreth përcaktimit të kufijve. Marrëveshjet paraprake, që mendohet se mund të arrijnë një përfundim efektiv për të dyja vendet do të fillojnë më 9 tetor.  

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pala që ka arritur këtë ndërmjetësim, si dhe gjendja kritike pas shpërthimit të portit të Beirutit në Liban gjatë gushtit duket se është shndërruar në një tjetër faktor ndikues për situatën.   

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pyetur nga të dyja palët, si Izraeli dhe Libani, që të veprojnë si një ndërmjetësues për të përcaktuar kufijtë. Ata janë të gatshëm ta bëjnë këtë”, tha Nabih Berri, zëdhënës i Parlamentit libanez.

Negociatat do të fokusohen kryesisht në përcaktimin e kufirit detar, por duket se Libani po përpiqet të mbizotërojë në diskutimet që priten.

“Kjo është një kornizë marrëveshjeje që I hap rrugën negociatave për Libanin, që do të trajtohen nga vetë ushtria libaneze me udhëheqjen e saj kompetente dhe oficerët e specializuar”, shtoi Berri.

Pavarësisht se dy vendet kanë arritur të pranojnë të ulen në tryezën e diskutimeve, është akoma e paqartë nëse do të flitet për murin kufizues që Izraeli ka filluar të ndërtojë më 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat