Kryenegociatori palestinez u trajtua me oksigjenoterapi pas infektimit me COVID-19

Bota

Kryenegociatori palestinez u trajtua me oksigjenoterapi pas infektimit me COVID-19

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 23:52
Kryenegociatori palestinez u trajtua me oksigjenoterapi pas infektimit me COVID-19

Kryenegociatori palestinez, Saeb Erekat është në gjendje serioze pas infektimit me COVID-19, ndërsa po trajtohet në një spital izraelit, raporton BBC.

Erekat sot është transferuar nga shtëpia e tij në Bregun Perëndimor për në Spitalin Universitar Hadassah në afërsi të Jerusalemit.

Organizata për Çlirimin e Palestinës ka thënë se 65-vjeçarit i duhet kujdes urgjent pasi i ishte nënshtruar një transplanti të mushkërive në vitin 2017.

Nga spitali është njoftuar se Erekat erdhi në gjendje kritike dhe është dashur të futet në oksigjenoterapi.

Erekat ka qenë kryenegociator në bisedimet për paqe me Izraelin për shumë vjet. Ai ishte një nga arkitektët e Akordeve të Oslos, një numër të marrëveshjeve që ishin nënshkruar nga Izraeli dhe Palestina në vitet 1990-ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat