Shkatërrohen tanke, sisteme raketore/ Vazhdojnë operacionet e Azerbajxhanit për çlirimin e territoreve të pushtuara

Bota

Shkatërrohen tanke, sisteme raketore/ Vazhdojnë operacionet e Azerbajxhanit për çlirimin e territoreve të pushtuara

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Ushtria e Azerbajxhanit po vazhdon operacionet për të çliruar territorin e tij nga pushtimi armen, tha Ministria e Mbrojtjes.

Në një deklaratë, u bë me dije se operacionet kundër forcave armene që u përpoqën të rezistonin në drejtimet Agdere, Aghdam, Fuzuli, Hadrut, Jabrayil, Gubadli dhe Zangilan vazhduan me intensitet të ndryshueshëm gjatë gjithë natës.

Në deklaratë njoftohet që forcat armene hapën zjarr në vijën mbrojtëse të ushtrisë azerbajxhanase me topa dhe mortaja, ndërsa ushtria e Azerbajxhanit shkatërroi dy tanke T-72, katër sisteme raketore Grad, një obus D-30 dhe pesë automjete që u përkisnin forcave armene.

Ministria theksoi se një numër i madh i ushtarëve armenë u neutralizuan gjatë operacioneve dhe se situata në front është nën kontrollin e ushtrisë azerbajxhanase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat