Rumania regjistron 3.400 raste të reja me koronavirus dhe 65 të vdekur

Bota

Rumania regjistron 3.400 raste të reja me koronavirus dhe 65 të vdekur

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Në Rumani, 29.400 njerëz u testuan në 24 orët e fundit, nga të cilët 3.400 ishin pozitivë për koronavirus, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Në të njëjtën periudhë, 65 njerëz vdiqën, duke arritur kështu numrin e përgjithshëm në 5.996, raporton agjencia Agerpress.

Që nga fillimi i pandemisë në Rumani, 2 milionë e 890 mijë e 71 njerëz janë testuar për koronavirus, nga të cilët 186.254 kanë dalë pozitivë.

Numri më i madh i rasteve janë regjistruar në rrethin e Bukureshtit dhe Alba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat