Ishte Live në një intervistë, reagimi i kryeministres kur Islanda u godit nga një tërmet

Bota

Ishte Live në një intervistë, reagimi i kryeministres kur Islanda u godit nga një tërmet

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 00:33
Katrin Jakobsdottir

Kryeministrja e Islandës u ndërpre nga një tërmet ndërsa ishte në një intervistë të martën – por arriti të menaxhojë situatën dhe të përfundojë përgjigjen e saj.

Sipas mediave të huaja, Katrin Jakobsdottir po diskutonte ndikimin e pandemisë në turizëm kur shtëpia e saj filloi të dridhej, duke e befasuar dukshëm udhëheqësen islandeze.

“O zot, ka një tërmet”, tha ajo me një gulçim. “Më falni, ndodhi një tërmet tani. Uau”.

Por Jakobsdottir u kthye shpejt për të folur për çështjen në fjalë, duke shtuar: “Epo kjo është Islanda” duke vazhduar përgjigjen e saj ndaj pyetjes.

“Po unë jam shumë mirë, shtëpia është akoma e fortë, kështu që nuk ka shqetësime”, shtoi ajo më vonë.

Jakobsdottir, 44 vjeçe, është kryeministre e Islandës që nga viti 2017.

Ndryshe, tërmeti me madhësi 5.6 thuhet se goditi të martën pasdite 10 kilometra në jugperëndim të Hafnarfjordur, një qytet bregdetar pranë kryeqytetit të Reykjavík, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, i cili mat tërmetet në të gjithë botën.

Dridhja çoi në njoftime për dëmtime rreth kryeqytetit.

Tërmetet janë të zakonshme në Islandë, e cila “lundron” me një peizazh gjithëpërfshirës të mbushur me dhjetëra vullkane.

Jakobsdottir nuk është udhëheqësi i parë botëror që ndërpritet nga një tërmet këtë vit; në maj, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ishte duke diskutuar heqjen e kufizimeve të coronavirusit kur një tërmet me madhësi 5.8 goditi pranë kryeqytetit Wellington. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat