Mbi 30 milionë pacientë të shëruar nga COVID-19 në botë

Bota

Mbi 30 milionë pacientë të shëruar nga COVID-19 në botë

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Koronavirusi po vazhdon të prek shumë persona anë e mbanë botës – e njësoj po rritet edhe numri i pacientëve që po shërohen.

Sipas World Meters që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë shëruar 30,792,264 pacientë, janë infektuar 41,349,381 si dhe kanë humbur jetën 1,133,397 persona.

Rajoni më i goditur në botë nga COVID-19 mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 8,547,795 të infektuar, 226,684 pacientë të vdekur dhe 5,557,126 të shëruar.

Vendin e dytë e zë India me 7,704,399 të prekur, 116,639 viktima dhe 6,870,797 të shëruar.

Brazili zë vendin e tretë me 5,276,942 të infektuar, 154,906 të vdekur dhe 4,721,593 të shëruar.

Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Europa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat