Vaksina eksperimentale e coronavirusit nga Pfizer, po testohet edhe tek fëmijët 12 vjeç

Bota

Vaksina eksperimentale e coronavirusit nga Pfizer, po testohet edhe tek fëmijët 12 vjeç

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Vaksina eksperimentale e coronavirusit nga kompania farmaceutike Pfizer po testohet edhe tek grupmoshat e reja përkatësisht fëmijët e moshës 12-vjeçare.

Sipas CNN, testimi i fëmijëve u miratua nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) në SHBA si dhe nga bordet e rishikimit institucional.

Pfizer ndau grupet e fëmijëve në adoleshentë të moshës 16 dhe 17 vjeç si dhe fëmijët më të vegjël të moshës 12 dhe 15.

Një ekip në Spitalin e Fëmijëve Cincinnati, përfundoi javën e kaluar vaksinimin e 100 fëmijëve të grupmoshës më të re, sipas Robert Frenck, i cili po drejton testimin e vaksinës Pfizer.

Njëri nga vullnetarët e rinj, Abhinav 12 vjeç, njëherësh nxënësi i klasës së shtatë – shpreson që vaksinimi i gjerë të ndihmojë që gjyshërit e tij të rifillojnë vizitat nga India si dhe klasat të kthehen në normalitet.

“Mendoj që secili person në shkollën time dëshiron të kthehet në normalitet”, tha ai për CNN. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat