Edhe gruaja e kryeministrit armen shkon në frontin e luftës së Nagorni-Karabakut: S’ka asgjë më fisnike sesa të japësh jetën për atdheun

Bota

Edhe gruaja e kryeministrit armen shkon në frontin e luftës së Nagorni-Karabakut: S’ka asgjë më fisnike sesa të japësh jetën për atdheun

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 22:08
Ana Hakobyan, gruaja e kryeministrit

Armenia dhe Azerbajxhani po vazhdojnë konfliktin rreth territorit të Nagorni-Karabakut.

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, ditë më parë i ka nxitur bashkëqytetarët të marrin pjesë në luftë, pasi që nuk ka zgjidhje diplomatike.

E para që iu ka përgjigjur thirrjes së të parit të qeverisë armene është Ana Hakobyan, gruaja e kryeministrit, ku ajo njoftoi se së bashku me 13 gra të tjera do të shkojnë në Karabak.

“Duke filluar nga nesër, 13 gra duke përfshirë edhe mua, do të fillojë stërvitjen ushtarake. Pas disa ditësh, ne do të fillojmë të ndihmojmë në mbrojtjen e kufijve tanë. As atdheu, por edhe as dinjiteti ynë nuk do t’i dorëzohet armikut”, shkroi ajo në llogarinë personale në Facebook.

Ana Hakobyan deklaroi gjithashtu se nuk ka asgjë më fisnike sesa të japësh jetën për atdheun.

Ndryshe, Nagorni-Karabaku territorialisht është pjesë e Azerbajxhanit, por që banohet nga armenët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat