BE, NATO dhe OBSH ofrojnë ndihmë për Turqinë dhe Greqinë e pastërmetit

Bota

BE, NATO dhe OBSH ofrojnë ndihmë për Turqinë dhe Greqinë e pastërmetit

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 22:46
Foto Ilustrim

BE, NATO dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ofruan sot ndihmën e tyre për Turqinë dhe Greqinë, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6,6, që tronditi rajonin e Egjeut.

“Po ndjek nga afër zhvillimet e tërmetit të fortë që goditi Detin Egje pranë Greqisë dhe Turqisë,” shkroi në Twitter presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

“Mendimet e mia janë me të gjithë të prekurit”, shtoi ai.

“Ne po ndjekim situatën dhe jemi gati të ndihmojmë, në të gjitha mënyrat e mundshme”, shkroi gjithashtu në Twitter, kreu i Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Jam thellësisht i trishtuar nga raportet nga tërmeti në Egje. Mendimet e mia shkojnë për të gjithë të prekurit”, ishte postimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Twitter, duke theksuar se Aleanca është e gatshme të ndihmojë aleatët e saj Greqinë dhe Turqinë.

Ndërkohë, edhe Franca ofroi ndihmë për të dy vendet.

“Franca qëndron përkrah popullit turk dhe atij grek, për t’u përballur me këtë kalvar të tmerrshëm. Nëse qeveritë e këtyre vendeve dëshirojnë kështu, ndihma franceze mund të dërgohet menjëherë në vend”, shkroi ministri i Brendshëm Gerald Darmanin në Twitter.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i OBSH-së, u shpreh se organi shëndetësor botëror po vëzhgon nga afër zhvillimet që ndodhin në Turqi dhe Greqi pas tërmetit dhe uroi shërim të shpejtë për ata që u prekën nga tragjedia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat