Mbi 46 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Bota

Mbi 46 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Numri i të prekurve nga coronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka arritur në mbi 46 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Gjithsej 46 000 951 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, raporton ATSh.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me 9 318 653 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India (8 137 119), Brazili (5 519 528), Rusia (1 618 116), Franca (1 331 984), Spanja (1 264 517), Argjentina (1 157 179), Kolumbia (1 063 151), Britania (989 745), Meksika (918 811) dhe Peruja (900 180).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, coronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani kanë humbur jetën mbi 1,19 milionë persona, kurse mbi 33,2 milionë janë shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat