8 liderët që akoma nuk e kanë uruar Joe Bidenin

Bota

8 liderët që akoma nuk e kanë uruar Joe Bidenin

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 21:44
8 liderët që akoma nuk e kanë uruar Joe Bidenin

Sipas rezultateve të zgjedhjeve në SHBA, Joe Biden pritet të jetë presidenti i ri, dhe ai tashmë është përgëzuar nga shumica e liderëve boterorë, por ka edhe nga ata që akoma nuk kanë dërguar një mesazh urimi, shkruan Albeu.com.

Midis liderëve që kanë uruar Joe Biden-in janë emra të tillë si kryeministri britanik Boris Johnson dhe kryeministri izraelit Binyamin Netanyahu por edhe liderët e shteteve tona.

Nga ana tjetër, Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador deklaroi se është shumë herët për të përgëzuar Bidenin dhe se do të presë mbylljen e të gjitha çështjeve ligjore për zgjedhjet e SHBA, transmetin Albeu.com.

Por ka nga edhe liderë të tjerë të rëndësishëm, të cilët ende nuk e kanë uruar Bidenin.

Ja emrat e tyre:

- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan
- Presidenti rus Vladimir Putin
- Presidenti brazilian Jair Bolsonaro
- Kryeministri hungarez Viktor Orban
- Udhëheqësi kinez Xi Jinping
- Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un
- Politikanët arabë sauditë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat