Dy të vrarë ndërsa helikopteri ushtarak rus rrëzohet në Armeni

Bota

Dy të vrarë ndërsa helikopteri ushtarak rus rrëzohet në Armeni

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 20:49
Foto ilustrim

Një raketë ka rrëzuar një helikopter ushtarak rus Mi-24 mbi Armeni, afër kufirit me Azerbajxhanin, duke vrarë dy anëtarë të ekuipazhit dhe duke plagosur një të tretë, thotë ushtria ruse.

Një incident i tillë, sipas mediave të huaja, vjen mes luftimeve midis azerbajxhanasve dhe armenëve.

Rusia ka një bazë ushtarake në Armeni, por gjithashtu ka lidhje të forta me Azerbajxhanin.

Rrëzimi thuhet se ndodhi afër Nakhchivan, i cili nuk është afër përleshjeve aktuale në Nagorno-Karabak.

Ministria e jashtme e Azerbajxhanit tha se helikopteri kishte fluturuar në një lartësi të ulët gjatë orëve të errësirës.

Dhe një raketë e ngritur e rrëzoi atë, tha raporti.
/
“Helikopterët e forcës ajrore ruse nuk ishin parë më parë në zonë”, ka thënë më tej ministria. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat