Sulmohet xhamia në Holandë

Bota

Sulmohet xhamia në Holandë

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Një xhami në qytetin Zaandam në veriperëndim të Holandës është sulmuar.

“Nuk e dimë kush e kreu sulmin por jemi të shqetësuar. Jemi të shqetësuar sepse moti errësohet herët sidomos në dimër dhe nxënësit tanë studiojnë për fenë në xhami në orët e mbrëmjes“, tha për AA zyrtari i xhamisë, Ismail Genc.

Genc tha se kujdestari që erdhi në xhami e vuri re situatën, duke shtuar se kurrë nuk kishin provuar një gjë të tillë më parë.

Ai tha se nuk ka dëmtime në xhami përveç dritareve të thyera dhe se sulmi do të bëhej më i qartë sapo të shqyrtohen kamerat e sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat